TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Belind Këlliçi, gjatë protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës, deklaroi se ambasadori i BE, Silvio Gonzato, po promovon si model suksesi Erion Veliajn, të cilin e quan hajdut.
“Dita e sotme ka nisur me një aktivitet të shëmtuar, ku regjisor kryesor është ambasadori i BE, Gonzato, i cili ditën e sotme do u shesë të rinjve ekselentë të Tiranës si model suksesi Erion Veliajn, një hajdut ordiner, një mbeturinë njerëzore dhe politike, i cili është në hetim për vjedhjen e 132 milionë eurove nga inceneratori, të paktën 30 milionë eurove nga dosja 5 PD.
Një njeri që ka betonizuar Tiranën, që ka shkatërruar qytetin e Tiranës, ka shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe këtë njeri, zyra e delegacionit të BE, së bashku me një komuniste si Federica Mogherini e shesin si simbol suksesi.
Kjo është një tallje për çdo njeri që ka një pikë dinjiteti në këtë vend. Mos vallë zyra e BE nuk e di që ky hajdut është në hetim pasuror? A mos nuk e dini se gjysma e stafit të tij kanë vjedhur vota dhe janë në burg?
Për çfarë e thërrisni Erion Veliajn? Për të thënë që nuk ka mbaruar shkollën e lartë? Ftoj Veliajn të vijë këtu të nxjerrë diplomën e universitetit dhe të tregojë a ka shkollim apo jo?” tha Këlliçi.
Ai tha se protestat do të vazhdojnë.
“Si ka mundësi që goditet opozita pse mbron qytetarët, pse mbron Tiranën?
Si ka mundësi që kryetari i opozitës mbahet në arrest pa fakte, pa akuza, pa provë e ndërkohë këta hajdutë nuk u lëviz qimja e flokut?
Të dashur qytetarë, e dini mjaft mirë metodën e Edi Ramës, mjafton të pyesni Saimir Tahirin, Arben Ahmetajn dhe do e kuptoni se si do vijojë karriera e Erion Veliajt, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, etj.
Ndaj, duke falënderuar të gjithë qytetarët që erdhën në këtë protestë rekord të 24-tën, i them Erion Veliajt se kjo protestë nuk mbyllet pa ikur ti nga bashkia dhe pa shkuar përpara drejtësisë.
PD ka nisur punën në terren dhe kudo jo vetëm për fitoren e zgjedhjeve, por mbi të gjitha për lirimin e liderit të opozitës dhe për të garantuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”.