AKTUALITET, 7 Mars 2026, 14:59

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve për një përfaqësim më dinjitoz të vendit

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm:

Elisa Spiropali i ka dorëzuar detyrën e ministrit të Jashtëqm Ferit Hoxhës një ditë pasi ai u betua para Presidentit Bajram Begaj.

Në një postim në X, ai shpreh falënderime për Spiropalin për punën dhe kontributin që dha gjatë ushtrimit të detyrës si ministre e Jashtme.

Më tej, ai shton se do të vijojë punën për shumë procese për të rritur përfaqësimin dinjitoz të vendit në arenën ndërkombëtare.

“Falënderim i përzemërt për Ministren Elisa Spiropali,  për punën, përkushtimin, kontibutin dhe energjinë gjatë ushtrimit të detyrës së saj si Ministre për Evropën dhe Punet e Jashtme.

Ishte kënaqësi të merrja sot stafetën, për të vijuar përparimin e shumë proceseve e kantiereve të rëndësishëm në përfaqësimin dinjitoz të vendit në botë. I uroj suksese të mëtejshme në angazhimet e saj të ardhshme.”, tha ai.