AKTUALITET, 7 Mars 2026, 09:00

Moti sot/ Kushte atmosferike të qëndrueshme, alternime kthjellimesh dhe vranësira, pritet rritje e temperaturave

Moti sot/ Kushte atmosferike të qëndrueshme, alternime kthjellimesh

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në juglindje priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.