AKTUALITET, 7 Mars 2026, 09:15

U ekzekutua me breshëri kallashnikovi/ Zbardhet pas 5 vitesh vrasja e Gentian Qarrit, urdhërarreste për dy persona (EMRAT)

U ekzekutua me breshëri kallashnikovi/ Zbardhet pas 5 vitesh vrasja e

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar në zonën e Ujit të Ftoftë në Vlorë. Bëhet me dije se është zbardhur ekzekutimi i Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Ndërkohë janë lëshuar urdhër arreste për Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrullah.

Si ndodhi ekzekutimi i Gentian Qarri?

Ekzekutimi i Gentian Qarrit ka ndodhur mbrëmjen e 6 shkurtit 2021. Autorët kanë pritur për rreth 10 minuta në rrugë, derisa ai ka dalë nga ambjentet e një gomisterie aty pranë dhe të shkojë në lokal.

Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Vlorës, tregojnë se “Toyota Yaris”, ku qëndronin autorët ka lëvizuar pak para se të qëllonin me armë. Pranë ka kaluar një makinë policie, ndaj ata janë detyruar të largohen për tu rikthyer brenda pak çastesh, duke pritur që të dilte objektivi i tyre, Gentian Qarri ose siç thirej ndryshe në Vlorë me nofkën “Gëçe”.

Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup. Nga pamjet filmike të administruara nga policia duket se ndaj tij është qëlluar me automatik nga brenda automjetit tip Toyota jaris që ishte në lëvizje. Qarri, kishte 3 vite që ishte kthyer në Vlorë pasi ishte i dënuar në itali me 11 vite burgim për akuzën e trafikut të drogës.