AKTUALITET, 7 Mars 2026, 11:21

Detaje nga operacioni në Vlorë/ Inez Hajrulla e Ervis Matodashaj u shpëtojnë operacionit të SPAK-ut

Detaje nga operacioni në Vlorë/ Inez Hajrulla e Ervis Matodashaj u

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK në Vlorë, ku u lëshuan 7 urdhër arreste, pas zbardhjes të disa ngjarjeve kriminale dhe trafikut të drogës. Mes urdhër arresteve është edhe Inez Hajrulla, i njohur ndryshe edhe si i forti i Vlorës dhe Ervis Matodashaj.

Mësohet se Hajrulla nuk është gjetur në bazën e tij në Orikum ku edhe po ushtrohen kontrolle. Konkretisht,  Hajrulla dhe Matodashaj, i kanë shpëtuar operacionit të SPAK. 

Gjithashtu dy prej personave që është lëshuar urdhër arrest iu është komunikuar në qeli, ndërsa tre të tjerë rezultojnë se ndodhen jashtë shtetit. SPAK ka zbardhur 2 vrasje dhe episode të trafikut të drogës.