AKTUALITET, 16 Korrik 2024, 17:51

SPAK nisi hetimet për “21 Janarin”, Braçe: Pushkatimet shtetërore do të kenë përgjegjës të vërtetë!

SPAK nisi hetimet për “21 Janarin”, Braçe: Pushkatimet

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka përshëndetur vendimin Prokurorisë së Posaçme për të nisur hetimet për vrasjet e 21 janarit. Në një reagim në ‘Facebook’, Braçe shkruan se më në fund pas 13 vitesh do të ketë drejtësi dhe do të hetohen pushkatimet e 21 janarit.

“Për 13 vite e pak-nga PUSHKATIMET deri sot, kam folur ne çdo rast dhe kam kërkuar veten një gjë-me normalen ne bote ne raste te ngjashme: Hetimin gjithëpërfshirës te pushkatimeve, urdhëruesve, pushkatuesve e penguesve të hetimeve!

Fale BETEJES jetike te një gruaje te hekurt-RAIMONDA NIKES, Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut URDHEROI hetimin gjithëpërfshirës se ZINXHIRIT KOMANDUES TE SHTETIT PERFSHIRE NE VARSJE, mbajtjen përgjegjës te atyre qe penguan hetimin për pushkatimet shtetërore;

Gjykata e Larte e Shqipërisë vendosi ne këtë drite dhe sot SPAK ka regjistruar HETIMIN PENAL te këtij PUSHKATIMI! VRASJA NE RRETHANA CILESUESE, SHPERDORIMI I DETYRES DHE KRYERJA E VEPRIMEVE QE PENGOJNE ZBULIMIN E SE VERTETES-jane tre veprat penale per te cilat DO TE HETOHEN PUSHKATIMET E 21 JANARIT!

Tani fjalet si duhen me kujt;

Aktet e prokuroreve janë ato qe presin te gjithë!

Pushkatimet e 21 janarit janë aktet me te renda shtetërore ndodhur ne demokraci; kane shënuar historinë e këtij vendi!

Gjaku nuk behet ujë!”, – shkruan Braçe.