TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

5 banesa dhe 2 stane janë të rrezikuara ende nga zjarri i cili është ende aktiv në njësinë administrative Ulëz në fshatin Madhesh në bashkinë e Matit. Një banor i zonës në një deklaratë shprehet se zjarri ka përmasa të mëdha dhe kërkojnë ndihmën e shtetit për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Banori kërkon që shteti të vejë ne punë edhe helikopterin, pasi u rrezikohet edhe banesa.
"Rrezikohemi se kemi banesat dhe 3 kulla kemi rreth 350 bletë, nga zjarri nuk kanë nga dalin nga zjarri. Unë nuk e di fare, por sapo erdha e mora vesh ajo që ne dimë është që ne po digjemi dhe streha e bagëtive rreth 300-400 metër katrorë po digjen.
Zjarri paska përmasa të mëdha dhe ne kërkojmë ndihmë nga shteti të paktën të na shpëtojë banesat”, tha banori.