AKTUALITET, 16 Korrik 2024, 16:41

Zjarri i madh në Madhesh të Matit, në 20 minuta, 8 vatra/ Flakët ‘përpijnë’ një banesë, rrezikohet zona e mbrojtur

Zjarri i madh në Madhesh të Matit, në 20 minuta, 8 vatra/

Një zjarr i madh ka rënë gjatë ditës së sotme në Madhesh të Matit, ndërsa flakët kanë përfshirë një banesë.

Raportohet se  8 vatra zjarri janë shfaqur për vetëm 20 minuta. Mësohet se flakët kanë rënë në një zonë të mbrojtur, ndaj duhet ndërhyrja nga ajri.

Banorët nga ana tjetër apelojnë për ndihmë, që shteti të ndërhyjë dhe t’u shpëtojë banesat nga flakët.