AKTUALITET, 16 Korrik 2024, 17:25

VIDEO/ Lojërat Olimpike në Paris, Rama: Krenar për ekipin shqiptar

VIDEO/ Lojërat Olimpike në Paris, Rama: Krenar për ekipin

Ekipi Olimpik Shqiptar është gati për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, që këtë herë mbahen në Paris.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ceremonia e dorëzimit të flamurit, teksa u shpreh krenar për Ekipin Olimpik Shqiptar. “Krenar për Ekipin Olimpik Shqiptar që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i dorëzoi dje flamurin sportistëve Luiza Gega dhe Zelimkhan Abakarov. 8 sportistët e “Team Albania” janë pritur në mënyrë madhështore, përmes një spektakli shumë emocionues me lojëra sportive nga fëmijët dhe video promovuese për sportistët.