AKTUALITET, 16 Korrik 2024, 17:00

Kërkoi 'Audi'-n e konfiskuar nga policia, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kejvina Kthellës

Kërkoi 'Audi'-n e konfiskuar nga policia, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Kejvina Kthellës, për makinën e sekuestruar nga GJKKO.

GJKKO pranoi më datë 8 shkurt kërkesën e SPAK për konfiskimin e 9 prej makinave të Redjan Rrejës dhe familjarëve të tij, përfshirë dhe makinën luksoze Audi, që ia kishte dhuruar modeles Kejvina Kthella. 

Rraja dyshohet si atentatori kryesor mbi automjetin e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, me një të vrarë dhe dy të plagosur. Ai u arrestua ndërkohë që po tentonte të largohej nga Shqipëria  nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në Murriqan.

Sipas prokurorëve, në automjetin e braktisi nga autorët në Shkafanë janë gjetur gjurmë të Redjan Rrajës. Si bashkëpunëtor i tij në krim është arrestuar Arjon Halilaj, ndërsa ende nuk është identifikuar atentatori i dytë. Makina në fjalë përdoret nga Policia e Shtetit.