AKTUALITET, 16 Korrik 2024, 14:00

Socialistët paditën KQZ-në për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, ja pesë gjyqtarët që do të shqyrtojnë çështjen

Socialistët paditën KQZ-në për zgjedhjet e pjesshme në

Partia Socialiste paditi KQZ, pasi Komisioni Rregullator i këtij institucioni nuk miratoi disa afate procedurale për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Himarës.

Sot është hedhur shorti dhe trupa gjykuese që do të shqyrtojë këtë çështje është:

1. Manjola Xhaxho (Relatore);

2. Nafije Hasko (Anëtare);

3. Sokol Ibi (Anëtar);

4. Marsela Dervishi (Anëtare);

5.Edlira Petri (Anëtare).

Ndërkohë Gjykata Administrative e Apelit Tiranë ka caktuar që seanca të zhvillohet me 17 korrik në orën 11:00.

NJOFTIM PËR MEDIA 

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr.3 Regj. Themeltar, Datë 12.07.2024 Regjistrimi, me:

PADITËSE:  Partia Socialiste e Shqipërisë.

I PADITUR:  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator në KQZ.

PERSON I INTERESUAR: Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

OBJEKTI:  – Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Rregullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

– Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Për dijeni, Komisioni Rregullator në KQZ rezulton të ketë disponuar Vendim Nr.2 Dt. 09.07.2024 “Për miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”, në përmbajtje të të cilit është pasqyruar edhe shënimi:

“Në zbatim të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar” (3 prej anëtarëve të Komisionit Rregullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër).

Më datë 15.07.2024 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

1. Manjola Xhaxho (Relatore);

2. Nafije Hasko (Anëtare);

3. Sokol Ibi (Anëtar);

4. Marsela Dervishi (Anëtare);

5.Edlira Petri (Anëtare).

Me Urdhër datë 15.07.2024 “Për caktimin e seancës gjyqësore” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 17.07.2024, ora 11:00, për zhvillimin e seancës gjyqësore në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë.

Tiranë, më 16.07.2024

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.