TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka aluduar në lidhje me zbatimin e ligjit nga ana e SPAK, ku sipas tij ky organ i drejtësisë ka marrë padi apo kallëzime nga persona të dënuar dhe ndërkohë nuk merr në shqyrtim kallëzimet e bëra nga njerëz të cilët kanë autoritet publik dhe mbajnë përgjegjësi publike për atë që bëjnë.
I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, Meta ka theksuar se SPAK është nën presion dhe diktat politik.
'Fakti që nuk thërritet asnjëherë kryeministri për gjithë këto vite si person i cili ka dijeni për shumë nga këto çështje, për të cilat janë dënuar edhe bashkëpunëtorët e tij, është shumë e qartë’, u shpreh Meta.
Meta: Ka me dhjetra procedime të rreme, kallëzues të rreme, dhe mos harroni se zonja Kryemadhi është ndoshta denoncuesja kryesore e aferës së inceneratorëve, në mënyrë të qëndrueshme dhe e shumë çështjeve të tjera. Prandaj këto janë normale dhe të pritshme sepse bëhen për të shfokusuar opinionin nga aferat që po ndodhin dhe janë flagrante në historitë që nuk ekzistojnë.
Habitem se me sa shpejtësi regjistrohen çështje apo kallëzime të cilat çohen nga persona të cilët kanë qënë të dënuar në të kaluarën nga gjykatat këtu dhe ato jashtë, për vepra nga më të ndryshme dhe ordinere, ndërkohë nuk ka përgjigje për shumë kallëzime të bëra me prova me fakte nga njerëz të cilët kanë një autoritet publik dhe mbajnë ndonjë përgjegjësi publike për atë që bëjnë.
Ferko: I besoni SPAK për hetimin për proceset hetimore, apo nuk i besoni SPAK?
Meta: Kur kam folur për SPAK, kam dashur të jem pak i kujdesshëm, pasi mendoj se aty ka dhe prokurorë që përpiqen të bëjnë punën e tyre me ndershmëri integritet dhe duke rrezikuar veten e tyre dhe familjet e tyre pasi ndjekin dhe çështje serioze që kanë të bëjnë me krimin e organizuar.
Pa asnjë diskutim, SPAK është në presion dhe diktat mjaft të rëndësishëm politik. Fakti që nuk thërritet asnjëherë kryeministri për gjithë këto vite si person i cili ka dijeni për shumë nga këto çështje, për të cilat janë dënuar edhe bashkëpunëtorët e tij, është shumë e qartë.
Ose ai thirret në mënyrë të privilegjuar natën atje dhe nuk lajmërohet njeri. Nuk kemi parë gjëra të tilla.