AKTUALITET, 2 Prill 2025, 12:01

SPAK do të hetojë krimet zgjedhore, kreu i misionit të OSBE: Bashkëpunojmë me autoritetet, por gjetjet tona do t’i ndajmë përmes raporteve

SPAK do të hetojë krimet zgjedhore, kreu i misionit të OSBE:

Drejtuesi i misionit të OSBE-ODIHR, Lamberto Zannier, ka folur ditën e sotme në një konferencë për shtyp se ai dhe ekipi i tij do të jenë të foksuar në të gjitha problematikat që do lidhen me procesin.

Gazetarët e pyetën kreun e misionit edhe mbi SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mundësinë e bashkëpunimit për raportimin e shkeljeve.

Zannier tha se do të do të jetë bashkëpunues me autoritetet dhe metodologjia e tij do të mbështetet në stardardet e vendosura për vëzhgimin zgjedhor.

“Bashkëpunimi me autoritetet është i rëndësishëm, por gjetjet tona do të ndahen përmes raporteve zyrtare,” tha Zannier, duke theksuar se misioni do të ndjekë metodologjinë e tij standarde të vëzhgimit.