TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 11 urdhër-arreste për inceneratorin e Fierit, mes të cilave edhe për “trurin” e djegësave, është Miral Mërtiri dhe ku operacioni është ende në vijim. Mes 11 urdhër-arresteve , 5 persona janë arrestuar, ndërsa 6 të tjerë janë ende në kërkim.
Mes të arrestuar është edhe biznesmeni Arben Dervishaj, i cili është dhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së dhe që akuzohet se ka marrë para nga inceneratorët. Forca Operacionale dhe BHK-ja ka kontrolluar banesën e Dervishit për të gjetur dokumente që lidhen me këtë çështje të nxehtë. Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e ti ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që sitaucionet e punimeve nuk kanë qenë si janë deklaruar nga ana e supervizorit Dervishaj.
Emri i Dervishajt u përmend nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 23 shkurt 2022, ndërsa dëshmonte në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët.
Gjatë replikave, Veliaj i kërkoi anëtarëve të Komisionit thirrjen për të dëshmuar edhe të supervizorit të kompanive, zyrtarin e FSHF-së Arben Dervishaj, për të cilin tha se ka marrë para nga buxheti i shtetit, por PD-ja po e ruan politikisht, sepse bashkia ishte në betejë me FSHF-në kundër një mandati tjetër nga Armand Duka.
Pjesë nga debati në Kuvend mes Jorida Tabakut dhe Erion Veliajt
Jorida Tabaku: A i ke dhënë leje koncesionarit?
Erion Veliaj: Drejtoresha ka bërë gabim se ligji njeh instrumentin që quhet supervizor, s’mund të thotë drejtoresha e ka lali lejen, se paguhet dikush të merret me këtë punë, supervizori quhet Arben Dervishi ky që u bë shumë i famshëm që vidhte votat e FSHF-së. Tani që gara e FSHF-së është pezulluar ka kohë të përgjigjet për dherat për bulonat për taksat pra është supervizori nuk jam unë tekniku i lavatriçes. Ka një supervizor që paguhet jo pak për të bërë këtë punë. Supervizori Arben Dervishi paguhet sa frëngu pulën që të merret me këtë punë, me çdo dado e vidë, ftojeni i lirë është s’ka më zgjedhje për të vjedhur në Gjirokastër se mbaroi puna e FSHF-së. Ftojeni të vijë tani që është i lirë të japi llogari ku shkojnë lekët e supervizorit? A d.m.th., ti që qenke i Dukës e të mbron partia po ta shkelim syrin? Të gjithë të tjerët do vijnë? Do vijë vetëm Erioni? Jo katër të tjerët që i ka pasur partia jonë? Me dy standarde mua këtë lojë mos ma bëni. Meqë supervizorin e keni të bllokuar nga gjykata që të bëjë vjedhjet e FSHF-së, pushim e keni thirreni nesër thuajini “shoku mbarove me vjedhjet e zgjedhjeve atje” trego pak mos ke vjedh edhe lekët e supervizorit se po përgjigjet kryetari i Bashkisë, si me qenë teknik lavatriçeje. Paguhet për këtë punë të vijë këtu si burrat e mos shkojë koteceve atje të vjedhë votat e FSHF-së.