AKTUALITET, 16 Nëntor 2022, 13:04

Deputetja e PD-së e krahason projektin në portin e Durrësit me “Dubai-Porta Potty”: M***t mbi antikitet

Deputetja e PD-së e krahason projektin në portin e Durrësit me

Deputetja e PD-së, Flutura Açka, e ka krahasuar investimin arab në portin e Durrësit me ‘Dubai-Porta Potty”, fenomenin e shëmtuar të ngrënies së jashtëqitjeve të sheikëve në këmbim të parave. Açka tha se ky nxitim për të investuar në portin e Durrësit është m***t mbi antikitet.

Deputetja Açka ironizoi situatën që është krijuar pasi qeveria miratoi në parlament marrëveshjen për Portin e Durrësit, duke e futur në rend dite me procedurë të përshpejtuar.

Açka ngriti pyetjen “pse nxiton kaq shumë qeveria kur as Europa nuk e miratoi si projekt?”.

“Durrës-Dubai – Porta Potty mbi antikitet”, shkruan ajo me ironi, teksa rendit disa pyetje, se kush do “me e shky historinë? Kush do me e zhba krenarinë? Kush do me i vënë çallmë antikitetit? E nxjerrtë si bërllok historia!”

POSTIMI

A ke qenë ndonjëherë në Dubai?, më pyeti një mike. Jo, i thashë, do vijë Dubai këtu. Pse nxiton kaq shumë qeveria kur as Europa nuk e miratoi si projekt. Kështu do të integrohemi?

Durrës-Dubai – Porta Potty mbi antikitet ????

Kush do me e shky historinë?
Kush do me e zhba krenarinë?
Kush do me instalu shfrenimin?
Kush do me i flak shqiptarët?
Kush do me i vënë çallmë antikitetit?

E nxjerrtë si bërllok historia!