TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend.
Në mënyrë krahasimore lidhur me mendimin pozitiv për liderët kryesorë në vend të testuar elektoralisht më parë, rezulton se për qindjen më të lartë e ka Edi Rama 45.9%, ndjekur më pas nga Sali Berisha 28.7%, Lulzim Basha 13.9% dhe në fund Ilir Meta 9.9%.
Ndërsa për mendimin negativ, renditjen e liderëve e kryeson Ilir Meta me 84.6%, ndjekur nga Lulzim Basha 80.5%, Sali Berisha 66.3% dhe në fund Edi Rama 50.1%.

Në një periudhë 5 mujore të matjeve të vazhdueshme të Barometrit, rezulton se pëlqyeshmëria e Edi Ramës ka pësuar një rënie prej (7.1%) në dy muajt e fundit krahasuar me marsin e vitit 2024, dhe në këto muaj është rritur (4.9%) mendimi negativ për të.Në mars të 2024 mendimi pozitiv për të ka qenë (55.5 %), sot në matjet e fundit është (48.4 %).
Ndërsa mendimi negativ për të në mars ka qenë (42.4 %), sot është (47.3 %).
Tek analiza e të dhënave demografike lidhur me pëlqyeshmërinë për Edi Ramën duken qartë dy prirje. Pëlqyeshmëria për Edi Ramën është dukshëm më e lartë tek femrat (57.4%) përkundër (40.8 %) tek meshkujt.
Po ashtu, moshat e reja dallojnë në pëlqyeshmëri më të lartë në krahasim me moshat më të vjetra. Në grupmoshën më të re 18-24 vjeç (57.4%) e tyre kanë mendim pozitiv për Edi Ramën, dhe (41.4 %) e grupmoshës 65-75 vjeç kanë mendim pozitiv për të.