TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan me shishe qelqi Klea Prengën, duke i shkaktuar dëme të rënda në fytyrë, sot janë dorëzuar në polici dy autoret.
Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar sqaroi se pas dorëzimit të motrave, autore të dhunës u bë edhe ekzekutimi i vendimeve që ishte dhënë nga gjykata.
Konkretisht Mariela Prenga u vu në pranga, pasi ndaj saj ishte caktuar masa “arrest në burg” në mungesa, ndërsa motra e saj, Antonela, ish banore e BBV detyrim paraqitje.
Njoftimi i policise
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:
Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B. Materialet i kaluan Prokurorisë.
NGJARJA
Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024.
Teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.
Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.
MOLLA E SHERRIT
Para disa muajsh motra e Antonelës është ndarë nga partneri me të cilin ka edhe një djalë. Mariela duket se nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe prej disa kohësh vijon të kontaktojë me vajza, për të cilat dyshon se partneri e ka tradhtuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Klean, e cila është dhunuar pikërisht se dy motrat dyshonin se ishte shkaku i ndarjes së Marielës nga partneri i saj.
Djali në fjalë është një emër i njohur në qarqet e biznesit në Tiranës, si dhe të shumta i ka pasur historitë e dashurisë edhe me vajzat e famshme. Por prej më shumë sesa një viti dukej sikur kishte krijuar familje dhe ishte larguar nga fama e djaloshit që merrej me vajza të njohura. Të paktën deri para pak muajsh, ku dhe raporti i tij me motrën e ish-banores së “Big Brother” ka përfunduar. Kjo e fundit, të shumta i ka pasur skenat edhe në ambiente të tjera, duke mos pranuar kështu ndarjen nga partneri. Sakaq, në reagimet e saj, Klea ka qenë shumë e ashpër me të dyja motra.





