AKTUALITET, 16 Tetor 2024, 19:27

Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në

Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi u kap me një armë zjarri që e mbante pa leje. Pistoleta që policia i bllokoi 23-vjeçarit, Arbnor Demaj, ishte një Zoraki 7.65 me 9 fishekë. I riu, pa precedentë të mëparshëm penalë duket se e mbante armën si trofe dhe ua demonstronte edhe të tjerëve, deri në momentin që u kap nga policia.

Ai u ndalua mbrëmjen e së hënës nga një patrullë policore. Në kontrollin e ushtruar në banesën e të riut gjithashtu iu gjet një sasi hashashi e barabartë me 106 gramë.

Ndaj shqiptarit u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai nuk ka dhënë shpjegime sepse posedonte një armë zjarri, ndërsa dyshohet se ai mbante një të tillë në formën e “mbrojtjes”.