AKTUALITET, 16 Tetor 2024, 17:45

“Viktimizimi i opozitës nuk na çon askund”/ Kodheli: Dhuna, e pajustifikueshme në të gjitha format që vjen

“Viktimizimi i opozitës nuk na çon askund”/ Kodheli:

Mimi Kodheli tha se dita e djeshme, ku u hapën negociatat ishte historike për Shqipërinë dhe do të mbahet mend gjatë. Sipas saj tashme vendi ynë ndryshon pozicionin në bërjen e detyrave të shtëpisë.

“Finalizimi i një pune të konsiderueshme të Qeverisë shqiptare në këto vite. Ngjarjet e 1997 e kthyen Shqipërinë 20 vjet prapa, por ne s’duhet ta përmendim sot. Gjëja që vjen nesër është listimi i detyrave precize, të shkruara e zeza në të bardhë. Ky është një proces, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende themeluese të BE, që ende flasin për reforma në Kodin Zgjedhor, administratë, etj. Një vend është Italia”, u shpreh Kodheli.

Kodheli komentoi edhe aksionin e opozitës, duke thënë se po viktimizohet, por se kjo gjë nuk e çon asgjëkundi.