TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grindje që nisi me fjalë dhe më tej ka precipituar në dhunë të ashpër ka ndodhur paraditen e sotme në kopshtin shtetëror nr.3 në qytetin e Sarandës.
Sanitarja e kopshtit Etleva Meta nuk e ka mirëpritur kërkesën e llogarisë nga drejtoresha e kopshtit Valbona Mehmeti, për mosrespektimin e orarit në punë dhe bërjen e punës si sanitare e kopshtit.
Raportohet se fillimisht ajo është grindur me fjalë, por konflikti mes të dyjave ka degraduar në rrahje nga ana e sanitares kundrejt drejtoreshës. Pas ngjarjes u njoftua policia e cila shkoi në vend dhe pas hetimit të kryer ka bërë ndalimin e sanitares Etleva Meta me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.