AKTUALITET, 30 Prill 2023, 13:02

Socialisti dorëzon te Berisha teserën e anëtarësisë së PS-së (VIDEO)

Socialisti dorëzon te Berisha teserën e anëtarësisë

Një anëtar i Partisë Socialiste ka vendosur që të dorëzojë teserën e partisë së tij, live në ekran.

Kjo ndodhur gjatë takimit që kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi në Fushë-Arrëz.

Ish-anëtari i PS-së tha se ishte i zhgënjyer nga Edi Rama dhe qeverisja e tij dhe kishte vendosur që ta braktiste dhe t'i bashkohej opozitës. Gjestin publik ai e bëri gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës në Fushë-Arrëz, duke ia dorëzuar dokumentin Berishës.