TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka bërë llogaritë e 1 milion pemëve që kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thotë se ka mbjellë në dy mandate. Sipas Vasilit, për aq pemë duhet një sipërfaqe 100 km katrorë, ndërsa Tirana është 41 kilometra katrorë.
Postimi i Vasilit
Sa trashë mashtron Veliaj, 1 milion pemë do mbulonin dy Tirana e gjysëm sipërfaqe!!
Veliaj sipas parimit gënje sa më shumë, po vazhdon pa u skuqur hiç të mashtrojë e të thotë se ka mbjelle 1 milion pemë.
Po llogarite janë shumë kokëforta.
1 milion pemë të mbjella me distancat e njohura botërisht e ndërkombëtarisht, pra me 100 pemë për ha me distance 8 m, kërkojnë afërsisht 100 km2.
Po sa janë 100 km2 ne realitet
1 milion pemët imagjinare të Veliajt janë sa dy herë e gjysëm Tirana me 41 km2, me kufij nga Dajti deri përtej varrezave të Sharrës, nga Sauku deri përtej Babrruse, nga Kodra e Diellit e deri përtej Stacionit të Trenit.
Pra guxoni ta përfytyroni këtë pyll gjigant me këtë sipërfaqe, që do mbulonte dy herë e gjysëm Tiranën me 1 milion pemët imagjinare të Veliajt.
Po që ta kuptoni edhe me kollaj akoma po ju japim edhe te tjerë shembuj konkrete.
1 milion pemët imagjinare të Veliajt kërkojnë një sipërfaqe sa dy herë Parku i Llogarasë dhe i Tomorrit të marra bashkë e të cilat zënë të dy bashke rreth 5 mijë ha ose 50 km2.
1 milion pemët e Veliaj kërkojnë një sipërfaqe sa 33 Parqe sa Parku i madh i Liqenit Artificial të Tiranës.
Mashtrimet idiote të Veliajt se paska mbjelle ca pemë edhe në Vaqar e në Pezë e te Liqeni Fjollës janë ushqim vetëm për të dhe idiotët, që e rrethojnë e i bëjnë like e share çdo gomarllëku.
Ndaj të jeni të sigurte që Veliaj raportin me të vërtetën e ka zero sepse fle e zgjohet vetëm duke gënjyer.
Mos u çudisni kur të thotë që ka mbjellë pemë edhe në Parkun e Malit të Dajtit apo në Shëngjergj, pse jo edhe në Surrel ku ka edhe gënjeshtarin tjetër Ramën.
E vërtetë është që Veliaj ka shkretuar gjelbërimin në Tiranë me beton e kulla, po shkatërron edhe Parkun e Liqenit.
E vërtetë është se gjelbërimi në qytetin e Tiranës nuk ka parë ditë më të zeza se sa ne 20 vitet Rama-Veliaj ne Bashkinë e Tiranës.