AKTUALITET, 30 Prill 2023, 11:29

“Sa më shumë pushtet mbledh Rama, aq më shumë ikin shqiptarët”, Meta shpërndan letrën e Berishës: Duhet lexuar me vëmendje nga të gjithë

“Sa më shumë pushtet mbledh Rama, aq më shumë ikin

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë sot letrën e ish-kryeministrit Sali Berisha drejtuar shqiptarëve para zgjedhjeve të 14 majit. Meta shkruan se është një letër që duhet lexuar me vëmendje.

“’E vërteta është se sa më shumë pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët. Sepse me këtë pushtet, ai krijon kushte për dëbimin tuaj.
Në 14 Maj nuk votojmë vetëm për Bashkitë. Votojmë kundër shpopullimit!’
Letra e Dr. Sali Berishës është një letër që duhet lexuar me vëmendje nga të gjithë”, shkruan Meta.