AKTUALITET, 30 Prill 2023, 12:27

Berisha prezanton kandidatin për Fushë-Arrëzin: Kur vjedh kryeministri, e ndjek i gjithë zinxhiri

Berisha prezanton kandidatin për Fushë-Arrëzin: Kur vjedh

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Fushë-Arrëzit.

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka emëruar në kabinet një numër të lartë ministresh, për të cilat tha se kishte pritshmëri të larta.

Ai ka shtuar se ministret e Ramës sillen si truprojat e Gedafit dhe se nuk reagojnë për problematikat me të cilat përballet vendi.

“Emëroi 12-13 ministre. Unë e përgëzova në atë kohë sepse kur nuk harrojnë që janë gra e nëna, janë më të dobishme se burrat, por ministret e Ramës janë si bodiguardet e Gedafit. Nuk i dëgjon një herë. Vriten gratë në Tiranë nga disa në ditë. Cili ka qenë kodi ynë patriarkal për gratë? Kryeministri nuk thotë një fjalë. Qeveria nuk thotë një fjalë, Ministret nuk thonë një fjalë. A nuk është ky inkurajim? A nuk përbën kjo rrezik për gruan?”, tha ai.

Ai u shpreh se qytetarët po detyrohen të largohen nga vendi për shkak se këtu nuk kanë një alternativë më të mirë dhe se këtu përballen vetëm me vjedhjen e taksave në nivel vendor dhe jo vetëm.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka krijuar një klimë të tillë e cila ka shtyrë qytetarët të braktisin vendin.

“Frani këtu është miniaturë e Ramës. Të tillë janë këta. Pse po ikin shqiptarët sikur në këtë vend të kishte rënë kolera? Kaq pak të lidhur qenkan me familjet? jo. Rama në 8 vite ngriu rrogat, por në kushte tregu çmimet u rritën, forcë në botë që të pengojë rritjen e çmimeve nuk ka, Qeveritë për të mbrojtur qytetarët rrisin rroga e pensione.

Vota më 14 maj është votë për veten tënde. Pse i ngriu rrogat, ç’bëri me paratë? Dyfishoi taksat. në 2022 ka mbledhur 5.8 mld euro nga taksat tuaja.

Kalimashi ka kushtuar 17 mln euro kilometri, tuneli i Kërrabës 14 mln euro kilometri, në Europë një kl rrugë është 2-3 milionë.

Prokurojnë për së pari, për së dyti e më radhë. nëse vjedh kryeministri vjedh i gjithë zinxhiri. Kjo ndodh në pushtetin vendor, në drejtoritë e tij.

Njerëzit nuk kanë alternativë vetëm se të ikin”, ka deklaruar Berisha.

Sipas kryedemokratit, tenderat e qeverisë së Edi Ramës në shumicë i fitojnë thjeshtra dhe baxhanaku i kryeministrit.

‘Fran Tuci ka disa dosje, është famoz, ka disa dosje në prokurorinë e partisë, por në qoftëse i duket se po rëndohet, e ftoj të vijë këtu në këtë shesh, ta zgjedhë ditën dhe ju të gjithë burra e gra aty, bashkë me Hil Currin t'i nxjerrin xhepat, të tregojë çdo gjë, çdo qindarkë që kanë, cila është origjina e tyre, çfarë do bëjnë për ju.

Por Fran Tuci nuk vjen, se nuk e lë Edi Rama e para, sepse po të dalë Frani me Hilën këtu, detyrohet të dalë edhe ai me Sali Berishën, dhe po të dalë ai me Sali Berishën i themi hajde njëherë të fillojmë pak me pasuritë. Ai në sarajet e Surrelit, Sali Berisha në një apartament si shumica e qytetarëve prej 32 vitesh.

Ai me dhjetëra e dhjetëra tendera, njëlloj si ky Frani këtu, që edhe nëse nuk ja fiton i vëllai, ja ndërmjetëson i vëllai ato tenderat. Edhe Edi e ka baxhanakun famoz, baxhanaku i Edit që ta dini ju, fiton absolutisht mbi 100 tendera. E kanë privatizuar.

Por jo vetëm baxhanaku, por edhe thjeshtra i shkatërroi të gjitha kompanitë e projektimeve sepse thjeshtra ka krijuar një kompani vetë dhe është lidhur me një kompani të huaj, e ajo e huaja i fiton të gjitha tenderat dhe merr nënkontraktore thjeshtrën e Edi Ramës’-theksoi gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.