TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Oficerët e karabinierëve nga stacioni i Santa Croce Camerina në Itali, arrestuan një shqiptar 43-vjeçar shqiptar, me banim të ligjshëm në Itali, me dyshimin për vjedhje në seri të banesave.
I arrestuari njihej për precedentët e mëparshëm dhe ishte i skeduar penalisht për të njëjtin krim. Së fundmi ai hyri në një shtëpi në qytetin bregdetar të Casuzze, në bregdetin e Raguzës, duke u ngjitur mbi gardh dhe duke hapur me forcë një dritare që të çonte në një dhomë shërbimi.
Megjithatë, pronari i shtëpisë, falë sistemit të mbikëqyrjes me video të instaluar në shtëpi pas një incidenti të ngjashëm që kishte pësuar së fundmi, menjëherë vuri re ndërhyrjen dhe telefonoi stacionin e karabinierëve të Santa Croce Camerina, për të raportuar vjedhjen dhe për të ngritur alarmin.
Duke nxituar në vendin e raportimit, oficerët nga Camarina kapën hajdutin duke u përpjekur të ngjitej mbi gardh për t’u arratisur. Pas një ndjekjeje të shkurtër nëpër rrugët e fshatit, fillimisht me makinë dhe pastaj në këmbë, ata e ndaluan dhe e arrestuan, informoi media italiane.
Gjatë vrapit ai hodhi çelësat e shtëpisë në një parcelë, me qëllimin që të rikthehej ditë tjetër për ta bastisur. Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në burgun në Via Di Vittorio, ku tani është në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor të Ibleit.