AKTUALITET, 10 Prill 2026, 14:25

Skënder Hita shkon në Shkodër/ Kryepolici do të takohet me drejtuesit vendorë të qarkut

Skënder Hita shkon në Shkodër/ Kryepolici do të takohet me

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Shkodër.

Hita pritet të takohet me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë të këtij qarku. Skënder Hita mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 31 mars të këtij viti.

Në vitin 2021, Hita kaloi procesin e vetingut në polici. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi pastërtinë e figurës së tij dhe nuk gjeti probleme as në komponentin e pasurisë, as në aftësitë profesionale.