AKTUALITET, 10 Prill 2026, 11:52

Ngjarja e rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital. Nisin hetimet

Ngjarja e rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku bashkëpronari i një hoteli ka rënë nga tarraca e kësaj të fundit dhe është dërguar në gjendje kritike në spital, por nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet se Krenar Stroka, 60 vjeç, gjendej në tarracën e hotelit “Olimpik” kur ra nga një lartësi rreth 15 metra.

Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca, e cila ka transportuar në gjendje mjaft kritike për jetën 60-vjeçari, i cili nuk mbijetoi.

Grupi hetimor po heton ngjarjen.