TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, ku në fokus të bisedimeve qëndroi procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë takimit, dy palët shkëmbyen mendime për hapat e ardhshëm në procesin integrues dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së fortë gjermane për Shqipërinë në rrugën e saj europiane.
Balla nënvizoi rolin që do të luajë Grupi Parlamentar i Miqësisë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në Kuvend, si instrument i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e investimeve gjermane në vend.
Gjermania është një ndër partnerët strategjikë të Shqipërisë brenda BE-së dhe ka qenë vazhdimisht zë mbështetës i procesit të zgjerimit të bllokut europian në Ballkanin Perëndimor.