AKTUALITET, 10 Prill 2026, 11:44

Në kërkim nga Interpol për vrasje, arrestohet shqiptari në Kolumbi. Hetim dhe për trafik droge

Në kërkim nga Interpol për vrasje, arrestohet shqiptari në

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Pereira të Kolumbisë pasi ishte në kërkim për një vrasje që nga viti 2022.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Florind Rama, i cili ishte në kërkim nga INTERPOL, u arrestua për një vrasje që ndodhi në Marbella të Spanjës.

Sakaq, autoritetet kolumbiane po hetojnë lidhjet e shqiptarit me trafikantët kolumbianë të drogës në rajonin ku ai u arrestua.

Në kërkim nga Interpol për vrasje, arrestohet shqiptari në