TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për skandalin e mbetjeve të dyshuara si toksike të prodhuara nga kompania Kurum, të cilat u kapën në Tajlandë dhe tashmë po rikthehen në vendin tonë.
Ambjentalisti Lavdosh Ferruni, deklaroi se këto mbetje janë depozituar edhe në vendin tonë dhe se janë të rrezikshme. Ai deklaroi se deri në vitin 2010 Kurum nuk ka patur filtra ndaj mbetjet janë shpërndarë në mjedis.
Pjesë nga biseda:
Lavdosh Ferruni: Prodhimi i çelikut bëhet mbi një teknologji që quhet furnal i harkut elektrik. Nga prodhimi i çelikut, dalin mbetje, skorje, pluhura të ndryshëm, nga procesi. Llogaritet që këto mbetjet mund të jenë 10% për çdo një ton çelik të prodhuar që janë të rrezikshme. Aty brenda ka edhe mbetje të parrezikshme, metalet, po të përpunohen, por bashkë me to ka edhe mbetje të rrezikshme. Ka teknologji të avancuar, bota është e interesuar ti qarkullojë dhe ta maksimalizojë metale që i duhen teknologjisë. Zinku është metal që kërkohet dhe është i nevojshëm.
Kjo është e rrezikshme. Ato që janë kapur nga filtrat që janë aty, janë pluhura të ndryshëm të miksuara, që konsierohen të rrezikshme, quhen EAF. Këto mbetjet, ka teknologji që mund të përpunosh dhe të riciklosh disa metale, pjesa tjetër janë të rrezikshme dhe duhen trajtuar me landfill të posaçëm.
Ylli Rakipi: Pra në Elbasan janë prodhuar këto mbetje. Këto mbetje, ku kanë shkuar? Se ka 25 vjet Kurumi aty.
Lavdosh Ferruni: Aty kanë qenë dhe aty kanë mbetur. Ne kemi ngritur zërin, që të vendosen filtra që mbetjet të mos përhapen në natyrë.
Ylli Rakipi: Pra këto 25 vite kanë mbetur në Elbasan?
Lavdosh Ferruni: 12 vite nuk ka patur filter.
Ylli Rakipi: Po më pas ku kanë vajtur ato?
Lavdosh Ferruni: Kjo që doli tani, asgjë nuk shkon në asgjë. Patjetër duhen trajtuar në mënyrën e duhur. Si duket ka qenë rrugë e hapur prej kohësh për akomodimin e këtyre, besoj në mënyrë ilegale, pjesërisht kanë mbetur në vend, pjesërisht mund të jenë eksportuar.
Ylli Rakipi: Kjo lëndë qe prodhohet, ku depozitohet, shkon gjithmonë jashtë vendit, apo edhe brenda Shqipërisë?
Lavdosh Ferruni: Ne nuk kemi teknologji për t'i përpunuar. Është hapur një fabrikë që i përpunon pjesërisht, arrin të nxjerrë një sasi metali, që mund të riciklohet, ka filluar por është në gjenezë. Në përgjithësi ne nuk jemi në gjendje, prandaj duhet ti eksportojmë dhe ligji e lejon eksportin e tyre, është normale.
Ylli Rakipi: Nëse depozitohet brenda vendit, si bëhet?
Andi Tela: Për disa vite kanë qëndruar buzë Shkumbinit. Këto mbetje të filtrave, për shumë vite kanë qëndruar buzë Shkumbinit në sasi shumë të mëdha.