TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në një intervistë në News 24 u pyet nëse e mbështet Sali Berishën si kandidat për kryeministër.
Bardhi tha se ai mbështet çdo kandidaturë që e voton anëtarësia e Partisë Demokratike. “Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të Partisë Demokratike, që e voton anëtarësia. Zgjedhjet nuk fitohen nga individi, por nga partia”, tha Bardhi.
"PD nuk do të bojkotojë më kurrë zgjedhjet.
Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të PD, pavarësisht nëse do jem pjesë e parë e betejës apo jo. Unë kam mbështetur dhe do mbështes PD-në, pavarësisht emrave.
Kjo është partia që më ka dhënë titullin Sekretar të Partisë Demokratike. A e mbështes Sali Berishën? Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të Partisë Demokratike, që e voton anëtarësia. Zgjedhjet nuk fitohen nga individi, por nga partia"- u shpreh ai.
Bardhi tha se primaret janë një proces për t’u vlerësuar, pasi vulosin meritokracinë, teksa zëri i anëtarësisë merr kuptim. Ai shtoi se gjatë primareve duhet pasur kujdes, që mos të krijohet destabilitet në parti.
"Pa diskutim që një parti demokratike do të duhet të bazohet tek vota. Por, në çdo proces të brendshëm gare apo zgjedhje do të duhet të tregohet kujdes për të mos krijuar më shumë destabilitet në PD. Edhe për faktin se përgjatë këtyre 3 viteve ne kemi kaluar momente të vështira të debateve tona të brendshme në PD. Ky duhet të jetë momenti kur nga një periudhë destabiliteti, partia kalon në një periudhë stabiliteti.
Në parim, është absolutisht vlerë për Partinë Demokratike që në proceset e veta të brendshme udhëhiqet nga vota e anëtarëve të partisë, por kjo do të duhet të bëhet me shumë kujdes, me rregulla strikte të funksionimit të saj, që mos të sjellë pasoja negative për Partinë Demokratike"- tha Bardhi.