AKTUALITET, 5 Shtator 2024, 22:15

“Këtu është rrafshuar çdo lloj opozitarizmi”, Andi Bushati përplaset me Preç Zogajn: Je fatalist, opozita është shumicë  

“Këtu është rrafshuar çdo lloj opozitarizmi”,

Analistët Andi Bushati dhe Preç Zogaj debatuan në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV për situatën politike në vend. Ndërsa Bushati u shpreh skeptik për rinovimin e PD dhe kthimin e saj si shumicë, për shkak se thotë se jetojmë në autokraci, Zogaj u shpreh se kjo ide fataliste është e dëmshme dhe se opozita është shumicë në vend.

Preç Zogaj: Opozita e Shqipërisë, populli opozitar, për vota të numëruara ka qenë vetëm 37 mijë vota më pak se sa PS-ja në zgjedhjet e vitit 2021.

Andi Bushati: Aq sa i duheshin.

Preç Zogaj: Prit, prit.

Andi Bushati: Edhe tre i mori Toma.

Preç Zogaj: Ta fusim të gjithë narrativën në fatalitet. Unë nuk i pohoj vetë se jam pjesë e opozitarizmit që i bëj Edi Ramës, por t’i futësh narrativën në fatalitet, është të bësh alibinë e mosreformimit të opozitës.

Andi Bushati: Nuk rinovohet, Preç. PD-ja.

Preç Zogaj: Por po të rinovohet fiton. Këtu s’bie dakord me ty.

Andi Bushati: Jo, se unë kam këndvështrim tjetër, jo zgjidhjen e shoqërisë shqiptare vetëm përmes PD-së. Ç’ndodhi në vendet demokratike? Në Francë u lodhën me partitë e mëdha, sollën Makronin, tani po përzënë edhe Markonin. Atje zgjodhën Melonin. Kur demokracia funksionon, lind diçka e re. Këtu është rrafshuar çdo lloj opozitarizmi.

Preç Zogaj: Në zgjedhjet e kaluara, partitë opozitare i kaluan votat e Edi ramës, por shkuan dëm se u hallakatën, në pëmundësi të PD-së dhe të metës për të bërë koalicion. Pra ka patur një elektorat maxhoritar opozitar.