AKTUALITET, 21 Gusht 2023, 12:09

Avokati i Belerit: Po mbahet politikisht në burg! Na treguan prova që as nuk e dinim se ekzistonin

Avokati i Belerit: Po mbahet politikisht në burg! Na treguan prova që

Avokati i Edmond Demos, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës ka folur pas përfundimit të seancës në GJKKO, ku u vendos sërish arrest me burg për klientin e tij. Demo tha se u bë kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit për pavlefshmëri të akteve, por se gjykata e rrëzoi këtë kërkesë.

“Jemi të bindur që ai po mbahet politikisht në burg. Kemi bërë kërkesën edhe këtë radhë për zëvendësimin e masës së sigurimit. E bëmë më 31 korrik, sipas ligjit duhet të ishte bërë seanca brenda 5 ditësh. Gjykata e bëri pas 21 ditësh, vendosi ato që kishin vendosur paraardhësit.

Përmbajtja e atyre akteve solli që të bëjmë këtë kërkesë, sepse më 31 korrik na u vunë në dispozicion disa prova që nuk i dinim. Që nga caktimi i prokurorit të shkallës së parë, një ditë më pas dhe veprimet nisën një ditë më parë. Kjo sjell pavlefshmëri të të gjitha akteve. Duhet të konstatoheshin dhe nga gjykata”, tha ai.

Po ashtu, avokati u pyet se nëse ka pasur biseda mes Belerit dhe agjentit të infiltruar të policisë para arrestimit. Ai mohoi të ketë pasur të tilla biseda.

“Nuk ka pasur asnjëherë, nuk ka as sot. Nuk e dimë logjikën deri ku do vejë. Ne e dimë deri diku që është me urdhër dhe këta e dinë. Beleri kërkoi të drejtën e tij, si gjithmonë. Të lirohet dhe të marrë detyrën e tij siç e ka votuar populli. Nga gjykata u shkrua bukur arsyetimi që tha rrëzohet se nuk plotësohen kushtet”, tha avokati i Belerit.