TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pronari i një agjencie turistike në Vlorë është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm.
Viktima është identifikuar si Nadir Gjata dhe ishte pronari i agjencie turistike tek porti i Vlorës.
Ai u gjet i vdekur në makinën e tij, por familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe kanë deklaruar se viktima “ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete”.
Sipas familjarëve, viktimës i është vjedhur një shumë parash.
“Pronari i një agjencie është konstatuar i vdekur në automjetin e tij. Familjarët kanë hedhur dyshimet për grabitje, pasi viktima ka pasur një dëmtim në kokë. Pista tjetër është se mund të jetë aksidentuar me mjetin e tij. Sakaq familjarët pretendojnë se viktimës i mungon një shumë monetare. Jemi në pritje të një komunikimi nga Policia nëse ka qenë grabitje apo aksident. Ngjarja po hetohet ku në dispozicion janë vënë dhe kamerat e sigurisë së zonës afër”, raportoi gazetari i News 24, Enrik Mehmeti.