AKTUALITET, 13 Maj 2025, 22:57

 "Do të penalizoheni!", të burgosurve iu kërkua para zgjedhjeve të dorëzonin kartat e identitetit

 "Do të penalizoheni!", të burgosurve iu kërkua

Pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit mësohet se në muret e paraburgimit të Lushnjës janë afishuar fletë njoftimi që paralajmëronin të dënuarit se nëse nuk dorëzonin kartat e identitetit apo pasaportat e skaduara për rinovim, do të penalizoheshin me ndalim takimesh me familjarët. Më tej në njoftim theksohet se atyre do t'u lejohen vetëm ushqimet, shkruan Dosja.al.

Ky njoftim ka rritur dyshimet se këto njoftime të shpërndara në burgje janë presion institucional dhe shkelje të të drejtave themelore të të dënuarve. Ky dyshim rritet akoma edhe më shumë nga rezultatet pas zgjedhjeve ku të burgosurit kanë votuar me mbi 99% Partinë Socialiste.

A kanë votuar nën presion të burgosurit apo kartat dhe pasaportat biometrike, mund të jenë përdorur nga drejtuesit e burgjeve për të favorizuar qeverinë?