AKTUALITET, 13 Maj 2025, 22:39

"Braçeeee", numëruesi njofton votat me të bërtitura, momente ilariteti në KZAZ në Tiranë (Video)

"Braçeeee", numëruesi njofton votat me të

Në KZAZ-të e kryeqytetit lodhja ka filluar të shfaqet tek numëruesit e votave. Një prej tyre, ka vendosur që këtë lodhje ta shfaqë me pozitivitet. 

Teksa lexon votat për subjektet dhe kandidatët, i riu e bërtet rezultatin me zë të lartë. Reagimi i tij teksa lexon votat për kandidatin socialist "Braçeeee" ka shkaktuar të qeshura në KZAZ. I pranishëm aty ishte dhe vetë Erion Braçe, i cili gjithashtu ka qeshur me situatën.