TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liderët evropianë do të mblidhen më 16 maji në Tiranë në kuadër të Samitit Politik Evropian. Ky samit pritet të zgjasë gjithë ditën ndërsa është zbuluar edhe axhenda e Komunitetit Politik Evropian e cila do të mbahet me datë 16 Maj.
Mësohet se ceremonia hapëse do të nisë në orën 11 ku pas 45 minutash do të mbahet seanca e parë plenare. Më tej në axhendë bëhet me dije se pas drekës do të bëhen takime bilaterale mes krerëve dhe në orën 18:30 kryeministri Edi Rama do të mbajë një konferencë të përbashkët me homologun e tij të Danimarkës.
10:00: Arritjet dhe pritjet
11:00: Ceremonia hapëse
11:30: Foto familjare
11:45: Seanca e parë plenare
13:00: Dreka
14:30: Mbledhja në tryeza tematike
15:45: Takime bilaterale midis krerëve të delegacioneve
17:30: Mbyllje e seancës plenare
18:30: konferencë e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryeministrin e Danimarkës (ky i fundit do të jetë pritësi i radhës i këtij samiti)
Të premten nga ora 06:00 deri më 18:00 do të ketë bllokim të plotë të qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve në zonën ku do të zhvillohet Samiti, përfshirë: Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George ë. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.