AKTUALITET, 13 Maj 2025, 22:42

"Fitore historike", Starmer uron Ramën: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellë rezultate në vendet tona

"Fitore historike", Starmer uron Ramën: Pres të

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka uruar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një postim në platformën X, Starmer uron Ramën për fitoren të cilën e cilëson si historike.

“Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellë rezultate për njerëzit e zakonshëm në të dy vendet tona”, shkruan Starmer.

Më herët kryeministrin Rama e ka uruar edhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez dhe Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković.