AKTUALITET, 18 Prill 2025, 11:55

'S'ka më prita'/ Rama në Qendrën e Kontrollit të Trafikut: Kamerat Inteligjente e IA do të mbledhin informacioni për çdo metër, largojmë policinë nga rruga

'S'ka më prita'/ Rama në Qendrën e Kontrollit

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në një inspektim në Qendrën e re të Kontrollit të Trafikut në Kamëz.

Rama u shpreh në fjalën e tij gjatë inspektimit se tashmë kemi hyrë në një kapitull të ri në historinë e administrimit të territorit.

Kryeministri thekson se tashmë, kamerat inteligjente dhe integrimi i Inteligjencës Artificiale do bëjë të mundur monitorimin në kohë reale të çdo metri në vend dhe grumbullimin e gjithë informacionit në moment për çdo problematikë të mundshme.

Rama nënvizon se kjo i përket projektit “Smart City”.

Rama: Sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit dhe në historinë e asistencës për qytetarët në të gjithë nivelet.

Në nivelin e sigurisë rrugore, emergjencës mjekësore, emergjencës civile. Dhe është një detyrim i madh që ta shoqërojmë me një reformë ku të gjitha urgjencat dhe thirrjet e të gjithëve drejtimet të jenë të unifikuara.

Gjithë kjo qendër moderne monitorimit do mbështet nga sistemi i qyteteve të zgjuar Smart City me rrjetin e kamerave inteligjencë dhe IA që në kohë reale të mblidhet i gjithë informacioni në çdo metër për të gjithë problematikat.

Të largohet dhe policia nga pritat në rrugë, por të jetë e gatshme me sinjalizimin e këtij inspektori virtual të vihet në lëvizje.