AKTUALITET, 18 Prill 2025, 09:36

Hetimi i Veliajt/ Masa e sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion

Hetimi i Veliajt/ Masa e sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është paraqitur në  Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion mëngjesin e sotëm (19 prill) në zbatim të masës “detyrim për paraqitje”.

Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;