AKTUALITET, 18 Prill 2025, 11:24

Dhunuan agjentët e BKH e policët, Gjykata lë në qeli dy nipërit e ish-kryebashkiakut dhe punonjësin e firmës: Nuk i njohëm, s'e dinim kush ishin!

Dhunuan agjentët e BKH e policët, Gjykata lë në qeli dy

Gjykata e Fierit lë në qelitë e paraburgimit dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallatasrës, Agron Kapllanaj, dhe punonjësin e kompanisë “Shkëlqimi 07”.

Ata akuzohen për dhunimin dhe kërcënimin e agjentëve të BKH-së dhe policëve që ndodheshin me detyrë në zonë, duke filmuar për çështje të ndryshme operacionale dhe hetimore.

Të dyshuarit Klaudio dhe Ledjan Kapplanaj, gjatë dëshmisë kanë thënë se nuk i kanë njohur agjentët, pasi do të silleshin ndryshe nëse ata do ishin prezantuar.

Seanca nisi rreth orës 10:00 të ditës së sotme në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, me dyer të mbyllura. Bashkë me nipërit e ish-zyrtarit të lartë vendorë akuzohet edhe Gerald Kollcaku.

Të dyshuarit petenduan hyrjen pa leje në pronën e tyre të agjentëve të kamufluar që nuk u prezantuan.

Trupi gjykues përbehej nga gjyqtari Alfred Konomi i masave të sigurisë, kurse avokat ishte Niko Bega dhe prokuror Petrit Vukaj. Ndaj tyre rëndon akuza “goditja për shkak të detyrës”.