TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Granit Sokolaj, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku është folur për sigurinë ushqimore.
Një nga problemet e ngritura ishte prania e pesticideve në fruta-perime dhe ushqime, madje edhe pesticide të ndaluara të cilat janë zbuluar në Shqipëri.
Gazetari zbuloi se AKU ka një vit e gjysmë që nuk kryen analizat mikriobiologjike të produkteve në laborator. Ai gjithashtu ngriti problemin e operimit të laboratorëve të cilët nuk kanë kapacitet të kryejnë analizat, por vijojnë të funksionojnë.
Granit Sokolaj: Nga Rumania në 19 nëntor, është gjetur në perime nga Shqipëria, produkti i paautorizuar (pesticide). Ne jemi në situatë ku AKU ka një vit e gjysmë, dhe nuk kryen analizat mikrobiologjike të produkteve. Janë më të rëndësishmet dhe më të rrezikshmet.
Të gjithë mikroorganizmat, patogjenet, viruset, nuk e bëjnë laboratorët e AKU. Fondi për këto kite, shkojnë për laboratorët, por për dieta… Janë çështje tenderash. Laboratorët e AKU nuk i kryejnë.
Ka shumë produkte ushqimore, që kanë problematika në analiza. Ku janë analizuar? ISUV nuk bën. Janë disa laboratorë, që nuk e di si janë akredituar dhe mbi të gjitha kush e monitoron akreditimin. Duhet ta monitorojë Agjencia e Akreditimit, nëse zbaton protokollet.
Kemi një rast në Fier, një ish punonjës, kanë hapur një laborator dhe i çojnë subjektet atje… Jo vetëm Fieri por edhe Berati. Një laborator, që mund të ketë vetëm një printer me ngjyra… Nxjerr një fletë produkti, që nuk e dimë cfarë ka brenda realisht.