AKTUALITET, 30 Qershor 2022, 21:36

Berisha: Nëse do të isha unë në pushtet do të ishin hapur negociatat me BE-në

Berisha: Nëse do të isha unë në pushtet do të ishin

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se nëse do të ishte kryeministër Shqipërisë t’i ishin hapur negociatat me BE.

Këtë deklaratë Berisha e bëri në emisionin “Opinion” ku ka folur për ecurinë e integrimit të Shqipërisë gjatë tre dekadave.

Berisha akuzoi qeverinë se ka kapur të gjitha pushtetet e vendit dhe se kjo gjë ka ndikuar që BE të mos hap negociatat me vendin tonë.

“Isha president me kompetenca ekzekutive dhe më lejohej që me atë kuadër kushtetues të bëja fushatë elektorale. Nëse Sali Berisha do të ishte në pushtet negociatat do të ishin të hapura prej kohësh për faktin e vetëm se unë siç zbatova nga 2005 në 2013 kushtet, unë do të zbatoja kushtet dhe kriteret”, - tha Berisha.