AKTUALITET, 30 Qershor 2022, 23:00

"Në tregjet e Tiranës tregtohen vezë në 35 gradë!"/ Granit Sokolaj: Fajtore kryesore është Bashkia!

"Në tregjet e Tiranës tregtohen vezë në 35
Granit Sokolaj

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për sigurinë ushqimore. 

Gazetari Granit Sokoli foli për problemet e mëdha të tregtimit të ushqimeve në tregje, kryesisht bulmetit dhe vezëve, në temperatura shumë të larta. 

Sokoli tha se fajtori kryesor për këtë është Bashkia. 

Ai përmendi edhe pesticidet si një problem të madh për fruta perimet që tregtohen dhe faktin se laboratori i AKU nuk bën analiza mikrobiologjike. 

"Ne jemi në situatë ku AKU ka një vit e gjysmë, dhe nuk kryen analizat mikrobiologjike të produkteve", deklaroi gazetari. 

"Fajtori kryesor për këtë situatë të tregjeve është Bashkia. Ka lejuar tjetërsimin e destinacionit të tyre. Në gjithë botën ka fruta perime në ambiente të hapura. Aty shiten rroba, qumësht, djathë, vezë… Ka një faj të dytë, AKU, i cili mund të gjobisë Bashkinë. Duhet të kontrollojë dhe të ishte pjesë, Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit, por i mirëkuptoj se është institucion varësie i Bashkisë.

Ka një përgjegjësi nga të gjithë. Në lidhje me AKU, tregu i kombinatit, nëse flasim për subjekte të licensuara, AKU thotë subjektet pa NIPT nuk i kontrollojmë. Në tregun e Kombinatit, ka dyqane. Ai që shet vezë, është dyqan. Një pjesë e tyre kanë edhe NIPT, lëshojnë faturë.

Lehtësisht mund të kontrollohen. Përse u dashka NIPT kur tregtohet veza në 35 gradë?

AKU nuk i sheh? Policia nuk i sheh? Të gjithë kanë përgjegjësi.

Fruta perimet janë risku më minimal për konsumatorin.

Por, cfarë kanë brenda produktet, pesticidet, ky është risku..", deklaroi Sokoli.