TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Berisha i pyetur se me çfarë po merret aktualisht ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar se nuk ka asnjë informacion mbi të.
Duke folur në emisionin ‘Opionion’ Berisha ka mohuar të ketë linja komunikimi me ish-kreun e selisë blu Lulzim Basha, i cili dha dorëheqjen pak muaj më parë nga drejtimi i opozitës pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Çfarë po bën tani z. Basha? Berisha: Nuk e di, nuk kam asnjë…
Berisha: Nuk e di, s’kam asnjë lidhje.
Nuk keni pasur asnjë linjë kontakti asnjë gjë?
Do të ketë mosbindje civile në 7 korrik?
Do të ketë një vazhdimësi protestash. Ata që thonë se Edi Rama mundet me votë të lirë, ai nuk mundet me votë të lirë.
Z. Berisha, asnjë regjim nuk është rrëzuar me protesta, ju pse mendoni ndryshe?
Kurrë Shqipëria që nga janari i vitit 1991, nuk ka pasur një forcë politike me të gjitha pushtetet në dorë, cikli kushtetues është mbyllur. Po flisnim për Ilir Metën. Meta bëri një gjë, ai mbrojti Kushtetutën sa kishte mundësi dhe u vendos dy herë në impeachment në mënyrën më absurde në mënyrë që Shqipëria të mos përfundonte në mënyrën siç përfundoi.
Ju a keni përgjegjësi për këtë ku ndodhet Rama, ju ia shtruat me asfalt?
Sot kemi të bëjmë me një regjim në kuptimin e plotë të fjalës, nuk ka njeri që nuk është emëruar nga PS-ja Ai ka qenë socialist në gjithë qenien e tij. Është figurë shumë e dashur e PS-së për fat të keq, e njërit prej eksponentit të Taulant Ballës dhe Edi Ramës.
Berisha: Të besosh një gjë të tillë do të thotë të besosh rrethin katror. Kryeministri që nuk njeh shefin e shtabit. Në historinë e Evropës që mjeku të bëhet shef shtabi nuk ka pasur kurrë.
Shqipëria ka pasur president dhe kryeministër president, që ka qenë mjek?
Berisha: Ai është votuar nga qytetarët, mos krahaso të pakrahasueshmen. Mjek kryeministra mund t’i kesh nja dhjetëra në Evropë. Presidenti është një socialist dhe mik i figurave më të zeza, të Taulant Ballës dhe Edi Ramës.
Do merrni pjesë në ceremoninë e betimit?
Berisha: Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë, sepse u zgjodh me mandate të plaçkitura.