TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një intervistë për Euronews Albania, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se shoqëria shqiptare është e etur për protesta ndaj dhe nuk ka kohë për të humbur.
Sipas tij regjimi i Edi Ramës rrëzohet me protesta, ndaj dhe në shtator e pret një opozite e fuqishme me protesta të vazhdueshme.
Në protestën e 7 korrikut, tha Berisha janë të ftuar të gjithë demokratët me përjashtim të Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës. Për këtë të fundit tha se nuk do t’ia këshillonte të vinte, pasi u kujton demokratëve gjëra që nuk do donin t’i kujtonin.
“Dje kryesia e PD ka vendosur t’u bëjë thirrje të gjithë deputetëve të saj, veç Alibashës, që është i marrë peng nga qeveria. Bashës nuk ia këshilloj të vijë në protestë, se u kujtojnë gjëra që s’duhet t’i kujtojnë demokratët”, – tha Berisha.
Berisha tha se fakti që është shpallur “non grata” nga SHBA nuk e pengon atë të jetë një kryeministër i suksesshëm.
Kreu i PD përmendi emrat e disa kryeministrave si ai i Indisë apo i Greqisë, që siç tha kanë qenë shumë të suksesshëm në qeverisje dhe aspak të izoluar edhe duke qenë në listën e zezë të DASH.
“Lidhur me shpalljen non grata, kam shprehur të gjitha mendimet e mia; unë di jo 1 por më shume se 1 kryeministër të shpallur non grata që ka pasur sukseset më të mëdha në qeverisje.
Di kryeministra që kanë pasur suksese dhe nuk kanë pasur asnjë lloj izolimi. Kryeministri Modi i Indisë, që është në listën e zezë për gjëra shumë të rënda dhe ka drekuar disa herë në Shtëpinë e Bardhë. I tillë ka qenë Papandreu.
Këto janë thjesht barriera psikologjike në mendje të individëve të caktuar por jo të atyre që besojnë tek dinjitetin njerëzor dhe sovraniteti i vendit”, – tha Berisha.
Berisha ripërsëriti se do të marrë çdo vendim kur të ketë një provë ose një fakt të vetëm për të dhe fëmijët e tij.