AKTUALITET, 11 Janar 2024, 21:48

Si rrëzohet një regjim? Debat mes Bushatit dhe Sejaminit: Po të isha kryetar opozite do të përfundoja në burg si Navalny

Si rrëzohet një regjim? Debat mes Bushatit dhe Sejaminit: Po të

Analistët Andi Bushati dhe Neritan Sejamini, kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për mënyrën se si rrëzohet një regjim autokratik, konkretisht pushteti i Edi Ramës në Shqipëri. 

Debati: 

Andi Bushati: Në një sistem ku unë besoj se është fiksuar dhe asgjësuar demokracia, më duket utopi të besosh te drejtësia. Nuk mund të ketë drejtësi të pavarur dhe të drejtë në një sistem që ke dënuar me vdekje demokracinë. Më duket utopike, ose ka edhe të tjerë që e përdorin si fabulën e fundit për të mbajtur në këmbë pushtetin. Për të mos thënë që është bërë m-ja mullar, thonë prisni se do të jetë edhe Rama viktimë. Për të fshehur faktin se jemi në një regjim diktatorial, u japin njerëzit këtë shpresë.

Neritan Sejamini: Supozojmë se ti Andi je kryetar i opozitës dhe ke detyrën të rrëzosh Ramën. Hajde, si e rrëzon? Dakord, Rama është më i keqi. Ne do të dorëzohemi, apo do të kuptojmë pushtetin e tij dhe të shohim rrugët që ka për ta rrëzuar?

Andi Bushati: Unë çfarë do të bëja? Do të përfundoja në burg si Navalni, në Siberi në burg.

Neritan Sejamini: Nëse opozita arrin të nxjerrë 100 mijë vetë në rrugë, rrëzohet Rama?

Andi Bushati: Nuk i nxjerr dot.

Neritan Sejamini: Ta marrim me rradhë. A e rrëzon dot apo jo?

Andi Bushati: Jo pra jo. E kam bërë këtë debat me Lapajn. I thashë i ngrite njerëzit për çmimet, mblodhe në fillim shumë njerëz, pastaj t'i hëngri pushteti pak nga pak. Po mirë, ishte shumë e bukur protesta për teatrin, i pe korifenjtë se si shitën edhe brekët e grisura te Erion Veliaj? Pushtetet atomizojnë, përçajnë dhe shkatërrojnë çdo lëvizje. Të kanë në dorë. Nuk është sistem i lirë, që po pëlqeve opozitën del. 

Neritan Sejamini: Domethënë njerëzit kanë frikë të dalin se i heq qeveria nga puna? Dakord. Pra shqiptarët trima kanë frikë të humbin 500 mijë lek rrogë kundër diktatori? Atëherë në rregull. Tani kam një pyetje, nëse do të kishte një opozitë të ndershme, me figura të mira… Supozojmë se Berisha del mënjanë dhe vjen ekip i ri në PD dhe ai thotë do të mbështes këta njerëz, janë të ndershëm dhe nuk ka njeri ti akuzojë. Mendon se këta nuk frymëzojnë njerëzit? 

Andi Bushati: Prapë këta do ti pjellë Saliu?

Neritan Sejamini: Jo, jo nuk e kuptove. Rama rrëzohet me integritet dhe jo me bajoneta.

Andi Bushati: Këta njerëz do i kishim në gjirin tonë dhe do ti shihnim, do të kishin ngritur zërin, por janë të tredhur. Nga do të dalin këta njerëz? Nuk lindin këta në diktatura.

Neritan Sejamini: PD ka sot fuqinë e votuesve të vetë dhe ka më shumë mundësi ti rezistojë presionit. Në Itali, politikanët e mençur marrin figura teknicienësh. Njerëzit i ngre partia. Nëse politika shqiptare, dalin këta “korifejtë” dhe thonë po ikim por do të propozojmë qeveri teknike, me njerëz që nuk kanë karizëm por marrin pushtet për të rrëzuar këtë regjim?
Po të shohësh opozitën, që para dy vjetësh, dhjetë vjetësh, nuk ka ndryshuar fare. Duhet te dalim nga ajo mendësi dhe të krijojmë një tjetër mendësi.

Andi Bushati: Edhe me nje opozitë ideale, do të pësonim sërish këtë fat. Do ti mundte Qifja dhe Tom Doshi...

Neritan Sejamini: A duhet ta provojmë më të mirën, ta provojmë.