TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kongresmeni amerikan Jim Himes, përmes një shkrese zyrtare drejtuar ambasadorit shqiptar në SHBA, Ervin Bushatit, ka kërkuar krijimin e infrastrukturës së nevojshme për të mundësuar dhe vlerësuar votimin e shqiptarëve që jetojnë në Diasporë.
Kjo kërkesë e kongresmenit amerikan drejtuar përfaqësuesit shqiptar në SHBA vjen pasi bashkëpresidenti i lëvizjes “Diaspora Për Shqipërinë e Lirë” zhvilloi një takim me Himes, duke i ngritur shqetësimin për mos zbatimin të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës.
“Në vigjilje të skadimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese, Kongresmeni Amerikan i kërkon zyrtarisht Shqipërisë mundësimin e Votës së Diasporës!
Gjatë periudhës se festës së Nëntorit, Bashkëpresidenti I Diaspora Për Shqipërinë e Lirë u takua në Kongresin Amerikan me kongresmenin Jim Himes për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës. Ky shqetësim prek drejtpërsëdrejti komunitetin shqiptaro-amerikan dhe zëri i tyre u mor parasysh nga Kongresmeni!
Në përkrahje të procesit, Kongresmeni i ka dërguar një letër përfaqësuesit të shtetit shqiptar në SHBA, duke nënvizuar vendimin e gjykatës dhe nevojën e mundësimit të procesit sa më parë. Më poshtë gjendet një kopje e letrës së dërguar.
Duhet të jetë e qartë për këdo se Shqipëria, pa zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe pa mundësimin e Votës së Diasporës, do t’i ketë të mbyllura dyert e integrimit.
Gjejmë rastin të falenderojmë Kongresmenin për përkrahjen e procesit”,- thuhet në postimin e bërë nga lëvizja që faqen zyrtare të saj në rrjetin social “Facebook”.