AKTUALITET, 18 Janar 2023, 22:49

“Si mundet Mediu të vegjetojë ende?"/ Kajsiu: Në Shqipëri problemi është te sistemi politik

“Si mundet Mediu të vegjetojë ende?"/ Kajsiu: Në

Blendi Kajsiu, pedagog i Shkencave Politike, tha në një intervistë për Euronews Albania se, problemi më i madh në Shqipëri nuk sistemi i drejtësisë, por sistemi politik.

Kajsiu solli në vëmendje rasti e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili u akuzua zyrtarisht për  shpërdorimin detyre lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ndërkohë që vijon të jetë pjesë e politikës aktive.

“Këtu i kërkohet pak si tepër SPAK-ut. Problem nuk është a do ta fusë në burg Fatmir Mediun, SPAK-u. Çështja është: si ka mundësi që politikanë si Mediu, që pas një skandali si Gërdeci që duhet të ishin zhdukur nga skena politike, vazhdojnë të vegjetojnë me të njëjtat ligjërime që s’i dëgjon njëri, por ky nuk është problem i SPAK, është problem i zgjedhësve shqiptarë dhe i sistemit politik në Shqipëri”, tha Kajsiu.