AKTUALITET, 18 Janar 2023, 16:28

Shmanget tragjedia në Lezhë, makina me pesë anëtarë të një familjeje bllokohet në mes të përroit

Shmanget tragjedia në Lezhë, makina me pesë anëtarë

Një tragjedi është shmangur në Lezhë, ku një makinë ka mbetur në në mes të rrjedhës së prroit.

Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaluer të njësisë administrative Ungrej ne Lezhe, teksa një familje prej pesë anëtarësh kanë tentuar të kalojnë anën tjetër të përroit me makinë.

Por niveli i ujit të përroit dhe rrjedha e fortë ka izoluar makinën duke lënë të bllokuar pesë personat të cilët ishin në makinë.

Fatmirësisht kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti duke u shpëtuar jetën.